Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konferencë për media, kryetarin Hashim Thaçi e ka quajtur gënjeshtar dhe të paditur. Ai duke folur për dialogun me Serbinë, tha se ky dialog nuk duhet të jetë prioritet i Kosovës, por çështja e papunësisë, luftimi i krimit e korrupsionit etj. Thaçi nuk është më një njeri që bën gabime të paqëllimshme, por njeri që ka qëllime të gabuara. Ai nuk është kredibil e as kompetent. Ai është edhe gënjeshtar, edhe dhe i paditur. Qëllimet e Beogradit në dialog janë të qarta, anëtarësimi në BE dhe formimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Liderët e Kosovës nuk i kanë të qarta qëllimet, parimet e as kërkesat ndaj Serbisë. Kryetari aktual flet për kompromis të dhimbshëm dhe duket që e ka fjalën për dhimbjen që do ta ketë Kosova si shtet dhe populli, dhe jo ai. Ky dialog i nevojitet Serbisë për ta përshpejtuar anëtarësimin në BE, kurse Thaçit për ta ngadalësuar përndjekjen nga Gjykata speciale… Thaçi nuk dëshiron ta përfundojë dialogun me Serbinë, pasi jeta politike e posti zyrtar dhe liria personale e tij varet nga ai dialog”, tha ndër të tjera, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …