Në vazhdën e cinizmit, fyerjeve dhe urrejtjes drejtuar kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit, i akuzuar për krime lufte nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, jo vetëm që nuk përmbahet me cinizmin dhe arrogancën e tij prepotente por merr nëpër gojë edhe luftëtarët e lirisë, duke i krahasuar me pulat në vijën e frontit, Në një emision për KTV-në e Surroit mes tjerash ka deklaruar:
“Presidenti aktual paratë nuk i jep se shokët po. Shokë ka me dhënë, por para jo. Por tash s’ka as shokë, sepse e ka pa edhe ai, kur ai në krye shikon interesin personal, çfarë bëjnë tjerët. A është ai që thoshte në Euronews e jam larg vijave të frontit. Çka i bjen kjo? Merrni ata që janë te vija e frontit se unë jam larg. Merrni shokët e mi se unë kam qenë larg. Kështu i bjen kjo punë. Kur thu se unë jam larg vijave të frontit, atëherë thua merrni pulat që kanë qenë afër vijave të frontit. Por mos me dal nga specia e shpezëve, por në një lloj tjetër. A shkoi në Gjykatën Speciale. A ka kënduar katër ditë si bilbil. Ka kënduar katër ditë para Prokurorisë. Çka ka kënduar? Po të thoshte ky si president se Gjykat Speciale është e padrejtë, të dashurë deputetë e qytetarë e bashkëluftarë unë jam penduar dhe nuk do të shkojë në Gjykatën Speciale, atëherë me të vërtetë do të kishim për detyrë ta dëgjonim. Por shkoi këndoi katër ditë si bilbil me dyer të mbyllura, se dimë çka ka knu. E tash kishe po qpurthi, me do dosje, jonjoni me kapuç, jo doli prej lifti, e jo prej shkallëve. Nuk e di a janë inskenime, por filma të lodhtë po, filma të shkurtër të lodhët. Por na shqiptarët se kemi pasur traditë të marrojmë kësi filma. Serbia i marrojke këto, na shqiptarët jo . Ksi filma s’kemi ditë me bo. Nuk e di ku i mësum”, ka thënë Kurti mes tjerash për DESKUN në KTV.