Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shtuar se Thaçi medoemos synon një letër nga Kuvendi, një dokument, rezolutë apo çka do qoftë ajo, që mandej të vrapojë te Aleksandar Vuçiqi në Bruksel. “Dihet që Thaçi në ndërmarrjen e tij me Serbinë për ‘kompromis të dhimbshëm’ mbi Kosovën, nuk ka mandat nga Kuvendi dhe e ka popullin kundër. Madje, ai nuk ka as platformë me parime për negociata dhe as ekip negociator. Është i vetmuar. Kështu duhet të ngelet, sepse vetëm kësisoj nuk do të ngjajë ai ‘kompromisi i dhimbshëm’ i paralajmëruar. Vështirë se ka mbetur ndonjë rezolutë e Kuvendit pa e shkelur Thaçi si kryeministër apo president. Pse do të ishte ndryshe me rezolutën e ardhshme?! Thaçi do rezolutë pikërisht që të mund ta shkelë atë! Nëse ‘ligji është si llastiku’, rezoluta është aq më tepër e tillë. Kuvendi që njëmend mbron republikën e demokracinë do t’i bënte rezolutë denoncuese e kundërshtuese Thaçit për shkeljet që ai bëri këtë verë, e jo për vazhdimin e tyre në vjeshtë e dimër. Prandaj, shumë më e fuqishme është mungesa e rezolutës sesa ndonjë rezolutë e fuqishme. Pas protestës së 29 shtatorit, Thaçi nuk mund të bëjë marrëveshje me Vuçiqin. Kuvendi nuk duhet ta ndihmojë Thaçin me rezolutën që ai do ta bëjë llastik.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …