Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një shkrimi ka vlerësuar se kjo Lëvizja është subjekt demokratik që nuk ia imponon askujt qëndrimin, por sipas tij, dje kryesia ka votuar që dorëheqjet të rishqyrtohen dhe kanë kërkuar që të gjithë të dorëhequrit të kthehen në kryesi. “Vetëvendosje është subjekt demokratik. Nuk ia imponon askujt qëndrimin. Dje, bashkërisht, me pjesëmarrjen e mbi 2/3 të Kryesisë, kemi votuar që dorëheqjet të rishqyrtohen dhe kemi kërkuar që të gjithë të dorëhequrit të kthehen në Kryesi. Ne kemi marrë vendim për t’i kërkuar edhe një herë, me gjithë dashamirësinë e mundshme, që të kthehen, që të jemi bashkë, që të punojmë së bashku. Vendimi përfundimtar është i tyre. Shpresoj që përgjigja e tyre të jetë pozitive, pasi as nuk di të mbaj inate dhe as nuk hakmerrem. Kurrë dhe me asnjërin”, ka thënë Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …