Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kandidat i pritshëm për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, gjendet midis një udhëkryqi tepër të vështirë për të vendosur lidhur me Marrëveshjen e Uashingtonit të shtatorit të vitit 2020, edhe pse asokohe e kishte kundërshtuar, madje edhe ishte zotuar se nuk do ta pranonte, po ta merrte postin e kryeministrit. Por tani kanë ndryshuar pozicionet. Fakti se Amerika me kryetarin, Xho Bajden ka bërë të ditur se do ta përfillë Marrëveshjen e nënshkruar nga ish kryetari, Donald Trump, ka ndërruar edhe qasjen në tërësi. Ndërkohë, Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit, me të cilin Kosova zyrtarizoi njohjen reciproke, në letrën e urimit, i ka thënë Albin Kurtit se do të ishte i lumtur ta mirëpriste në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës, në Jerusalem. Por kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i shkroi Albin Kurtit duke ia kërkuar të kundërtën, rishikimin e vendimit për vendosjen e ambasadës në Jerusalem. Ai mirëpret qëndrimet e partisë së Albin Kurtit, që ka paralajmëruar se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e ambasadës, në Jerusalem. Po kështu Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në vendin tonë, Tomas Sunjog ka deklaruar se nëse Kosova synon BE-në, atëherë duhet të ndjek edhe politikat e saj të jashtme. Duke folur për njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe paralajmërimet për hapjen e ambasadës në Jerusalem, ai ka konfirmuar se hapja e ambasadës në Jerusalem nuk është në linjë me politikën e BE-së, as në përputhje me prioritetet e sigurisë së jashtme, as me angazhimet e tjera ndërkombëtare të Kosovës dhe po ashtu as në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit së OKB-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …