leoni

Albin Kurti

Albin Kurti: Në Bruksel treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit në Bruksel me kryetarin e  Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka treguar për katër propozimet e tij. Treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme. Shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjellë. Takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik. Nuk u pajtuam për agjendën e dialogut të ardhshëm. Unë propozova gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTAn, Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes. Pas njohjes së ndërsjellë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral. Për propozimin tim të parë nuk u përgjigjën, ndërkaq tri propozimet e tjera i refuzuan, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …