Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është propozuar nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj lëvizje për kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit. Kurti në fjalën e tij para delegatëve të këtij këshilli, ka thënë se ndryshimi në Kosovë ka një emër, Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se koha e tyre po vjen dhe se kësaj here nuk do të lejojnë të vidhet shpresa për ndryshim. Gjithashtu ka kërkuar ndihmën e të gjithëve për fitore në zgjedhjet e 6 tetorit. “Më ndihmoni, më ndihmoni që të fitojmë më diferencë të madhe që ndryshimi të jetë i madh dhe fitorja të jetë masive, më ndihmoni ta ç’kapin shtetin. Më ndihmoni të ndërtojë një të ardhme ku të gjithë do të jetojnë me dinjitet. Bashkë ama bash gjithçka është e mundur”, ka theksuar Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …