Albin Kurti: Më të vërtetë jemi afruar më LDK-në, po u afruam edhe pak, do të bëjmë marrëveshje koalicioni

Albin Kurti: Më të vërtetë jemi afruar më LDK-në, po u afruam edhe pak, do të bëjmë marrëveshje koalicioni

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur të dielën mbledhjen e parë për këtë vit me kryetarët e qendrave të kësaj lëvizje. Në këtë takim, përveç çështjeve të rëndësishme organizative është diskutuar edhe situata politike, me theks të veçantë negociatat në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Kurti në këtë takim ka thënë se kanë përafruar qëndrimet me LDK-në për çështjen e koalicionit qeverisës. “Është e vërtetë se jemi afruar, dhe po u afruam edhe pak, do të bëjmë marrëveshje. Vullnet e interes kemi, por garancion nuk mund të jap sepse nuk varet nga unë. Jam i gatshëm të takohemi përditë, edhe të mbyllemi në ndonjë vend derisa të merremi vesh, por këtë mund ta them për veten, jo për palën tjetër”, ka thënë Kurti, duke shtuar se përpos qytetarëve, koalicionin LV-LDK janë duke e preferuar edhe ndërkombëtarët.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …