Në një konferencë të përbashkët për mediat me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se NATO duhet të qëndrojë në Kosovë, për të ruajtur sigurinë e shtetit, sidomos me klimën e krijuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. “Duke pasur parasysh lidhjet e Serbisë me Rusinë, konsiderojmë që prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. Kemi nevojë për NATO-n në Kosovë, deri atëherë kur Kosova të futet në NATO. Ai kërkoi Kancelarit gjerman, që të udhëheqë vendet e Ballkanit Perëndimor në vijimin e Procesit të Berlinit. Kurti, i cili është shprehur disa herë kundër Ballkanit të Hapur, theksoi edhe një herë se qeveria e tij është e përqendruar vetëm Procesi i Berlinit. Kosova u bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të nënshkruajnë marrëveshjet nga të cilat do të përfitojnë qytetarët. Presim që Procesi i Berlinit të vijojë nën udhëheqjen tuaj. Në këtë kohë të pasigurisë mbështetja gjermane do të na ndihmonte edhe më shumë në prezantimin e mundësive për investitorët e huaj”, tha Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …