Frika që ka shprehur për mediet e huaja, Albin Kurti, për mundësinë, që Serbia ta sulmojë Kosovën, ka nxitur reagime të shumta, por edhe interesim të mediave ndërkombëtare për situatën në Kosovë. E ashpër ndaj këtyre deklaratave ishte nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se është mirë që të mos ndillet frikë e panik te populli. Ajo më tej tha se NATO-ja është garantuese e sovranitetit të Kosovës dhe se Serbia është në dijeni se çka sjellë një konflikt i hapur me NATO-n. Kryetari i PDK-s-ë Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Albin Kurti e dëshiron krizën. E ëndërron protagonizmin te paniku. Sikurse Vuçiqi, investimet te shteti i të cilit natyrisht se nuk ndalojnë, edhe ky flet për një Kosovë të luftës, krizës e frikës. Çfarë të duhet propaganda e kundërshtarëve të shtetit, kur ke një kryeministër që të bën autogol?!”, shkroi ai në reagimin e tij. Albin Kurti e di fare mirë se nuk mund të ketë luftë në Kosovë, e cila mbrohet nga trupat paqeruajtëse të NATO-s, por këtë e bën për ta zhvendosur vëmendjen e publikut dhe jetën gjithnjë e më të vështirë të qytetarëve të vendit, të cilët nuk po arrijnë ta përballojnë rritjen dy fish të çmimeve, me pagat e njëjta si të para dy e më shumë viteve.
