Kurti

Albin Kurti, në Ditën e të Pagjeturve të Kosovës ka thënë se ende mungon drejtësia dhe e vërteta për të pagjeturi

Kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Ditën e të Pagjeturve të Kosovës ka thënë se ende mungon drejtësia dhe e vërteta për të pagjeturit, mungon ngushëllimi për familjet dhe gjykimet e dënimet për fajtorët. Ai thotë se përderisa në Bruksel është diskutuar edhe për çështje të brendshme të Kosovës, fati i të pagjeturve asnjëherë nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Kreu i Vetëvendosjes shpreh se në vend se të rritet presioni ndaj Serbisë përgjegjëse për këto krime mizore, pushtetarët e Kosovës luajnë me dhimbjen e pakufishme e mallin e pa durim për të pagjeturit.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …