Gjatë qëndrimit në Chicago, të shtetit Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi Universitetin Dë Pol, ku mbajti edhe një ligjëratë të hapur. Ai i falënderoi organizatorët për ftesën dhe mundësinë që të flas para tyre për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit. Duke folur për sulmin dhe invazionin e paprovokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, ai tha se imazhet nga kjo luftë për neve janë veçanërisht të dhimbshme. “Ne ishim të parët që iu bashkuam sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Federatës Ruse. Ne nuk hezituam të shprehim gatishmërinë tonë për të pranuar deri në 5,000 refugjatë dhe ofruam strehim dhe hapësirë pune për 20 gazetarë ukrainas. Sa i përket përpjekjes së Kremlinit për të përdorur Kosovën si një precedent për veprimet e Rusisë në Ukrainë, kryeministri Kurti tha se nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër, nuk ka dëshmi të dhunës sistematike kundër rusëve etnikë në Ukrainë, dhe se krahasimi me Kosovën është shumë i largët për të pasur ndonjë vlerë kritike.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …