Kryeministri, Albin Kurti, mbajti një fjalë rasti në edicionin e dhjetë të “Javës së Gruas”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik

Albin Kurti: Në Ohër nuk do të mund të ketë kapitullim të Serbisë, pasi ka ndodhur në Kumanovë, më 9 qershor 1999

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se është i interesuar për marrëveshje, para takimit të Ohrit, ku  përballë do ta ketë kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq. Kurti tha se në Ohër nuk do të mund të ketë kapitullim të Serbisë, pasi sipas tij, kjo tashmë ka ndodhur në Kumanovë më 9 qershor të vitit 1999. Kreu i ekzekutivit komentoi deklaratat pesimiste të presidentit serb, për të cilat tha se kjo nuk është qasje konstruktive. Edhe unë e dëgjova këtë deklaratë që refuzohet apriori refuzimi i një marrëveshje në Ohër. Unë nuk mendoj që kjo është qasje konstruktive dhe që dëshmon përkushtim. Nuk po them që nëse nuk ka nënshkrim atëherë kemi nënshkruar mosmarrëveshjen, por nuk mund të them se edhe pa nënshkrim mund të quhet marrëveshje me gjithë mend, është shprehur Kurti për AlsatM.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …