Albin Kurti, në panik, u bën thirrje sërish mërgimtarëve që të regjistrohen sa më parë për votim, në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po shfaqë shenja frike  paniku për rezultatin në zgjedhjet e ardhshme, andaj   iu ka bërë thirrje sërish mërgimtarëve që të regjistrohen për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai tha se afati për regjistrim është deri më 26 dhjetor, andaj sipas tij  është e domosdoshme që diaspora të regjistrohet për votim. Ky panik po rritet me faktin se opozita është angazhuar vrullshëm në mërgatë, dhe ka fituar  shumë elektorat, për dallim nga zgjedhjet e fundit. Kurti në mbledhjen e qeverisë,  foli edhe për heqjen e regjimit të vizave për Bosnje e Hercegovinën. Kanë mbetur më pak se dy javë nga heqja e vizave për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës. Kjo do të lidhë qytetarët dhe do të nxitë bashkëpunimin”, tha ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë Marrëveshje Bilaterale për Mbrojtje dhe Siguri

Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar një Marrëveshje Bilaterale në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, gjatë …