Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i bindur në fitoren e kësaj partie më 14 shkurt. Në tubim elektoral të mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, ai ka thënë se pas të dielës do të jetë kryeministër i të gjithëve. “Ne po vijmë, ata po shkojnë. Këtë të diele do ta kujtojnë gjeneratat pas nesh se si populli është bërë bashkë. Ne kemi lëvizur drejt. Do të jem kryeministër për të gjithë ”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë se ndryshimi që kanë kërkuar qytetarët nuk ka qenë kurrë më afër. “Pas 10 ditë fushate të jashtëzakonshme në këtë situatë të pazakontë, pas qindra takimeve me ju, nga çdo cep i Republikës, ndryshimi që keni kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër. Këtë ndryshim e ka fuqizuar jashtëzakonisht shumë bashkëpunimi që kemi bërë: LVV dhe Lista Vjosa. Ne do ta realizojmë programin tonë Krejt dhe Drejt”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …