Kryeministri Albin Kurti, Besnik Bislimi dhe Kreshnik Ahmeti, janë takuar me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Qeveria ka njoftuar se në takim u diskutua mbi zhvillimet aktuale dhe rreth procesit të anëtarësimit në Këshill të Evropës. Kryeministri theksoi se deri më tani tri instanca të rëndësishme të Këshillit të Evropës: Juristët Eminentë, Raportuesja Dora Bakoyannis dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Këto kanë konfirmuar se Republika e Kosovës plotëson standardet dhe kriteret për të qenë anëtare e plotë e kësaj organizate. “Kushtet dhe parakushtet për anëtarësim, u vendosën në raportin e raportueses Dora Bakoyannis të cilat Republika e Kosovës i plotëson, duke përfshirë këtu edhe vendimin prej vitesh në pritje për Manastirin e Deçanit, ka njoftuar Qeveria.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …