Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur pas takimit me kryetarin francez, Emmanuel Macron në pallatin Elisee të Francës. Mes tjerash Kurti tha se në këtë takim u trajtua edhe tema e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai tha se mesazhi është marrë, por se nuk kishte premtim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën. “Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas polotësimit të kritereve ende nuk ka viza. Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Jemi të sigurt që e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim që do të ketë liberalizim të vizave”, ka thënë Kurti. Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate adresuar mediave ka konfirmuar se në këtë takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmen evropiane, si dhe sfidën e përbashkët në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim
Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …