Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti ka folur krijimin e qeverisë dhe marrëveshjen me LDK-në. Ai ka thënë se skenari më i keq do të ishin zgjedhjet e reja. Kurti tutje ka shtuar se nëse arrijnë ta krijojnë qeverinë, qysh në javën e parë do të fillojnë dialog me serbët e Kosovë. Ai thekson se me Serbinë mund ta rifillojnë dialogun para zgjedhjeve në Serbi, por shton se nuk mund të ketë marrëveshje “shpejtë e shpejtë”. Ndërkaq duke folur për “Mini- Schengenin” ballkanik, ai shprehet se kjo nismë është një gabim në hapa nga kryeministri Rama, duke i kujtuar këtij të fundit edhe basketbollin. Kurti thotë Ramës se kur gabon në hapa, ke humbur edhe topin, për të cilin tha se tashmë e ka Aleksandër Vuçiq. Sipas Kurtit Nisma për “Mini-Schengenin” ballkanik, duhet të niste nga Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …