Kurti

Albin Kurti: Marrëveshja e arritur nën presion dhe kërcënime, nuk vlen as sa letran ku vihen nënshkrimet

Në një intervistë për gazetën gjermane,  “Frankfurter Allgemaine Cajtung”, kryeministri i Kosovbës, Albin Kurti ka dërguar një mesazh për amerikanët, duke thënë se një marrëveshje e arritur nën presion dhe kërcënime nuk vlen madje  as sa letra në të cilën do të vihen nënshkrimet. Një qëndrim të tillë të kryeministrit, Albin  Kurti e konsideroi si shumë të drejtë edhe kryetari  i Serbisë, Aleksander Vucic. Sipas tij është e vërtetë që një marrëveshje e arritur nën presion nuk vlenë asgjë, madje ai në mënyrë cinike ka ndajshtuar se “asgjë që arrihet me forcë nuk është e vlefshme, siç ishte rasti i agresionit të NATO’së ndaj Serbisë në rastin e Kosovës”. Ne do të presin derisa të hiqet taksa plotësisht, por nuk do të themi faleminderit për diçka të tillë shkaku i dëmit të madh që i është shkaktuar Serbisë. Duke folur lidhur me deklaratave e kryeministrit Kurti lidhur me reciprocitetin, Vuçiq ka thënë se nuk pranon të flasë pasi për të një gjë e tillë sipas tij  është ‘marrëzi’.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …