Albin Kurti: Nuk besojë që dikush të pret të ketë zgjedhje të reja në veri pa u bërë shtensionimi i plotë i situatës atje

Albin Kurti: Zgjedhjet në katër komunat e veriut të Kosovës nuk mund të mbahen, pa u shtendosur situata në atë zonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës nuk mund të zhvillohen pa u shtendosur  situata në atë zonë. Por, ai shtoi se Kosova është duke i kryer përgatitjet për zgjedhje të parakohshme në këto katër komuna. Nuk besoj që dikush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të ketë zgjedhje në veri, por natyrisht që ne e vazhdojmë punën edhe më tutje. Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut – janë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar për shtensionim të situatës në veri, që është përkeqësuar dy muaj më parë. Në këto komuna të banuara me shumicë serbe, kryetarët e rinj të dalë nga zgjedhjet e bojkotuara nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – janë shqiptarë. Serbë lokalë kanë protestuar që nga 29 maji kundër hyrjes së tyre në objektet e komunave.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj tha se Raporti i Progresit, reflekton në masë shthurjen e sistemit qeverisës të vendit dhe largimin nga integrimet

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Raporti i Progresit, …