Kryeministri Kurti, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” ka deklaruar se nuk dëshiron të ketë kryetarë shqiptarë në komunat veriore të Kosovës ku aktualisht janë katër kryetarë, pasi ata sipas tij kanë pak legjitimitet. Ai ka sqaruar se kryetarët aktualë mund t’i shkarkojë në emër të serbëve, por, kjo duhet të bëhet me peticion, pasi sipas ligjit për vetëqeverisje lokale, 20 për qind e atyre me të drejtë vote duhet të dorëzojnë peticion. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar që bojkotet të mos përsëriten. Megjithatë, Beogradi nuk është i interesuar për pjesëmarrjen demokratike të serbëve në Kosovë, sepse dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë, ka thënë Kurti, duke aluduar në pretendimet koloniale të Serbisë për ta aneksuar veriun e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …