Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka konfirmuar se ekziston kushti i formimit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai e ka shprehur haptas se nuk ka pritur që pengesë do të bëheshin aleatët e Kosovës. Pengesat i mendonim nga shtete që s’e njohin Kosovën, asnjëherë dhe assesi s’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike që kanë qenë dhe janë përkrahëse të Kosovës”, ka thënë Kurti, gjithnjë e më larg aleatëve. Qeveria ime nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Këshill me Asociacionin, për normalizim bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg”, ka thënë Albin Kurti, duke thelluar edhe më tej në rrugën e tij pa kthim, drejt ambisit në politikë por me pasoja për tërë Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …