Kryeministri Kurti, nuk e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit, se në projekt -statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja ka identifikuar disa çështje që krijojnë dykuptimësi. Ai ka thënë se draftin mund ta bëjnë publik ndërkombëtarët ngase me ta është dakorduar që mos të jetë i qasshëm për publikun. Sipas tij, Serbia po vazhdon t’i shkel marrëveshjet dhe se nuk është e interesuar për normalizim. Po bëhen nëntë muaj që jeni dakorduar në Bruksel dhe gjatë këtyre nëntë muajve Serbia i ka shkelur marrëveshjet. Draft-statutin duhet bërë publik nga ndërkombëtarët”. Unë jam i gatshëm që të publikohet draft-statuti, Serbia nuk është e interesuar për normalizim dhe ajo e ka Asociacionin për serbët e Kosovës, ka thënë Kurti, pa e komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit, me të cilën ka shumë mosmarrëveshje, por të gjitha i kalon në heshtje, nga frika e prishjes së koalicionit qeveritar.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …