Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti një fjalim 1-orësh para Këshillit të Evropës, ku i doli në mbrojtje ish-kryetari të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe |Rexhep Selimit. Por fjalimin e tij historik, ashtu sikur kohë më parë edhe në OKB që trazoi Këshillin e Evropës nuk e ka dëgjuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai në konferencën për media, në lidhje me Raportin e Progresit, u pyet edhe për fjalimin e Ramës, për të cilin tha se nuk e ka dëgjuar, pasi që gjatë gjithë ditës ka qenë në Pejë. Kurti megjithatë ka thënë se nuk mund të flitet për luftën dhe të mbrohet Kosova pa adresuar krimet e Serbisë në Kosovë. I pyetur nëse ka kontribuar në këtë fjalim, Kurti ka thënë se nuk di a kam kontribuar në fjalimin e kryeministrit Rama sepse nuk e kam dëgjuar, pra nuk kam pasur mundësi ta dëgjoj, kam qenë në Pejë dhe tërë ditën nëpër takime të shumta e në mbrëmje vonë shihemi në mëngjes, ka thënë Kurti. Presidenca ende nuk është prononcuar për fjalimin e Edi Ramës, të cilën nuk e durojnë dot as ta shohin, Vjosa Raif Osmani, as zonja Shvarc dhe asnjë nga stafi i presidencës, e cila normalisht se është e kësaj Kosove të cilën e kemi sot.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …