Qëndrimi përbuzës, injorues, prepotent e naiv i kryeministrit, Albin Kurti, ndaj Shqipërisë dhe Edi Ramës, nuk është diçka e re, por me siguri se nuk do të zgjasë shumë, sepse, janë vetë shqiptarët që mendojnë, veprojnë e do të heqin nga barra një regjim përçarës, që shkel vlerat e UÇK-së, fyen veteranët dhe të gjithë ata që organizohen apo shprehen kundër veprimeve të tij, bisedon me terroristët serbë, injoron Qeverinë e Shqipërisë, trash marrëdhëniet e tij miqësore me Greqinë, shteti që ka shkatërruar e terrorizuar shqiptarë edhe më shumë se Serbia e se çdo shtet tjetër.
Inati e xhelozia e tij e sëmurë kundër Edi Ramës, ka për bazë varfërinë e tij shpirtërore e intelektuale, sepse në prani të Ramës, ai përjeton kompleksin e vogëlisë dhe të inferioritetit, përballë një burrë-shteti, që i del zot çdo sfide të brendshme e ndërkombëtare, që shkëlqen me paraqitjet e tij në OKB, në Këshillin e Evropës, në BE dhe kudo në takime ndërkombëtare. Shkurt, Kurti e di se kudo ku ndodhet me Edi Ramën, nuk e manifeston dot egon e tij, për të cilën mendon se është superiore dhe ky është në radhë të parë kompleksi i tij, kompleksi i njeriut të paarrirë, emocionalisht, politikisht, intelektualisht, njerëzisht…
Injorimi, që Albin Kurti i bën Shqipërisë, është gati i njëjtë me atë të Sinan Hasanit e Ali Shukriut, edhe prese rrethanat janë krejtësisht tjetër fare. Qëndrim i tij pro Sali Berishës e Ilir Metës dhe kundër Edi Ramës, Qeverisë dhe Shteti shqiptar, tashmë është fare i qartë.
Ky qëndrim në radhë të parë është përpjekje për thellimin e përçarjes, ndër-shqiptare, dhe, si i tillë është thjesht antikombëtar, sepse nëse Kurti thirret në 51 përqindëshin e tij, Edi Rama ka fitore dhe besimin shumë më të madh të krejt shqiptarëve, jo vetëm sa dy vitet e qeverisjes me paterica të Albinit, por qe 12 e më shumë vjet. Nëse Kurti gjithçka arsyeton mbi bazës e fitores në zgjedhjet e fundit, nuk mund t ia mohojë tjetrit fitoren edhe më të madhe, vetëm sepse ai nuk e ka në mesin e shokëve, dhe sepse nuk fitoi një deputetet me mihaliqët, ferrët e zgaqët e tij, në Tiranë, në pjesëmarrjen e kundërligjshme në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri.
Tani, Albin Kurti trash miqësinë me grekët, me ata që urrejtjen kundër shqiptarëve e shfaqin krejt hapur, me ata grekë që ndër shekuj kanë vrarë e kanë masakruar qindra mijëra shqiptarë, me atë Qeveri greke që end ka ligj të luftës kundër Shqipërisë, me ata grekë që kanë masakruar dhe e kanë zhbërë Çamërinë, me ata që pretendojnë ta pushtojnë Vorio-Epirin, që kanë ngritur monumente në tërë Shqipërinë e jugut për grekët pushtues e shqiptar-vrasës. Ky është tani patrioti me bateri të skaduara, Albin Kurti.
Kurti e njeh mirë atë histori të përgjakur, por për qëllimet e tij politike shkel mbi atë gjak, krejt pa të keq, sepse nuk ka më qëllim as ideal bashkimin e shqiptarëve, sikur e kishte kauzën gënjeshtare për të fituar zgjedhjet. Tani, ka tjetër synim, atë përçarjes sa më të madhe mes shqiptarëve, duke pretenduar se shqiptarë të vërtetë janë vetëm ata që e votojnë Kurtin e kurtiqët e tij, se vetëm populli i Vetëvendosjes është popull që e meriton Kurtin dhe Kurti e meriton atë, se tash paska filluar të jetësohet “republika e tretë, ajo e vetëvendosjes dhe e kurtit”. Kjo mendje njëdimensionale, totalitare, kjo logjikë e pranimit të vetvetes dhe përjashtimit të tërë botës, kjo rrugë bunkerizimi dhe prishje me krejt aleatët, nuk do të ketë pasoja vetëm për Kurtin e turmat që i vënë pas, po pasojat do t’ i vuajmë të gjithë, andaj duhet një qëndrim i prerë gjithëkombëtar, një stopim gjithpopullor i kësaj logjike të qeverisjes bizantino-aziate. (RKL)