Edhe pse gjatë fushatës zgjedhore, Albin Kurti kishte thënë se nuk do të lejonte në qeveri ministra me aktakuza, tani kur e ka marrë pozitën e kryeministrit të Kosovës për herë të dytë, nuk po flet publikisht lidhur me shkarkimi i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka një aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, gjatë kohës kur ai kishte ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës. Kryeministri Albin Kurti, gjatë gjithë kohës ishte i shoqëruar nga ministri Aliu dhe ministrat e tjerë, por ka refuzuar të flasë se çfarë veprimesh do të ndërmarrë lidhur me këtë çështje. “Te ky vend i dëshmorëve nuk mund të flasim për politika të ditës”, tha ai para gazetarëve, pas homazheve që bëri në Gllogjan të Deçanit. Leotrim Gashi, hulumtues në IKD, thotë për Radion Evropa e Lirë se në mandatin e kaluar si kryeministër, për 100 ditë Albin Kurti e kishte shkarkuar këshilltarin e tij, politikanin serb të Kosovës, Nenad Rashiq, ndaj të cilit ishte ngritur një aktakuzë. Por tërë këtë “histori” e shpërfill ministri Liburn Aliu, i cili ka shkruar se nuk di gjë për aktakuzën dhe se për të ka dëgjuar nga mediet.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …