Janë rritur tensionet në veriun e Kosovës kur Këshilli Gjyqësor pezulloi kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviç, e cila së bashku me disa drejtues stacionesh policore kishte marrë pjesë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë në Beograd, ku ishte i pranishëm edhe presidenti serb. Pezullimi i saj solli reagimin e menjëhershem të Aleksandar Vuçiç, që tha se me këtë veprim, kryeministri i Kosovës Albin Kurti shkeli marrëveshjen e Brukselit. Mirëpo Albin Kurti deklaroi se me çështjen e zgjedhjeve, Serbia është përpjekur ta fusë në një kurth ku ai vetë të përfundonte duke mos e njohur Republikën e Kosovës. “Nuk është e vërtetë që unë me këtë shkëmbim të letrave kam synuar të sigurojë njohjen e Serbisë, unë e di se Serbia nuk do të na njohë në këtë mënyrë. Kushtetutshmëria e Kosovës dhe ligjit në vendin tonë, duhet të respektohen, Kurti tha se kritika e QUINT’it pas refuzimit të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës ishte mjaft e ashpër, por ne duhet të vazhdojmë duke e respektuar vendin tonë. Më mirë kritikat sesa cenimin e integritetit territorial, ka saktësuar kryeministri Kurti.
