Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk ka alternativë tjetër, përveç vettingut ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Në një konferencë për mediat, Kurti, duke iu referuar rastit të 11-vjeçares në Prishtinë, e cila u trafikua dhe përdhunua, u shpreh se dhunuesit ecnin të lirë edhe pse kishin kryer vepra penale. “Gjyqësori ynë përkundër të gjitha garancive kushtetuese, ngjan sikur mundohet të dëshmojë të kundërt. I akuzuar dhe i dënuar për shumë vepra penale, dhunuesi ecën i lirë nëpër rrugët e Prishtinës. Dhunuesi lirohet pas 8 muajsh burgim, dhunuesi nuk rehabilitohet, dhunuesi përsërit veprën, e madje dhunuesi edhe vret. Nuk ka alternativë ndaj vettingut në sistemin gjyqësor prokurorial. Këtë e kuptojnë edhe vetë aktorët e këtij sistemi dhe ata më skeptikët për vettingun”, theksoi Kurti. Gjashtë personave të arrestuar nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer trafikimin e një 11-vjeçareje në Prishtinë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …