Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur”, nëse nuk janë të përfshira gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ai tha se gatishmëria dhe interesimi për bashkëpunim rajonal shprehet në “Mbështetjen e Kosovës për Procesin e Berlinit”. Në këtë bashkëpunim ne duam të kemi barazi të palëve që e gjejmë në Procesin e Berlinit. Nuk besojmë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit. Ka shtete që nuk e kanë dënuar dhe nuk kanë dhënë sanksione ndaj Rusisë, për luftën në Ukrainë. Kemi shtete si puna e fqinjit tonë veriore që është nga ana ruse. Për të pasur ‘Ballkan të Hapur’ Serbia duhet të hapet ndaj Kosovës. Ju e dini që Serbia nuk e njeh pasaportën e Kosovës dhe as kartën e identitetit. Për të pasur ‘Ballkan të Hapur’ le të hapet Serbia për Kosovën dhe le të mbyllet për Federatën Ruse. …Bashkimi Evropian është fati ynë dhe Evropa është kontinenti ynë”, u shpreh Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …