Kryeministri Kurti, nuk e përjashton mundësinë e një sulmi të ri serb në territorin e Kosovës. Ai, në një intervistë për gazetën gjermane, Shtern, thotë se nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi sepse nuk varet nga ne. Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi, por ne mbetemi vigjilentë dhe të mbështetur nga trupat tona dhe ato të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmet e shtatorit për të garantuar sigurinë e vendit tonë”. Përveç kësaj, ne përmbushim standardin e mbrojtjes prej dy për qind duke investuar në ushtri. Nëse ka demokraci, liderët e zgjedhur duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Kjo çon në parashikueshmëri. Por diktatura mbart rreziqe, tha Kurti.

epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER