Partia Vetëvendosje ka vazhduar me fushatën e saj zgjedhore në Gjilan. Kryetari i saj dhe kandidati edhe për mandatin e ardhshëm për kryeministër, Albin Kurti ka folur për fuqizimin dhe zhvillimin e Kosovës duke theksuar se ne tanimë jemi të përgaditur mjaftueshëm për t’i dalë zot vetes. “Nuk mund të presim që Amerika dhe Evropa, do të na mbështesin e simpatizojnë sikurse në pranverën e vitit 1999. Sepse ne nuk mund të lejojmë, e kurrë më nuk do të lejojmë, masakra e dhunime të Serbisë në Kosovë. Ne tash jemi shtet i pavarur, ne tash jemi shtet sovran, me integritet territorial, me zhvillim ekonomik, me ushtri të fuqishme, e me polici të jashtëzakonshme profesionale, integritet e kompetencë cep më cep. Pra, ne tash i dalim zot vetes. Ne i dalim zot atdheut. Ne jemi ma të fortë e ma të qëndrueshëm se Serbia. Kombi shqiptar asht ma i lashtë e ma i madh” ka theksuar mes tjerash, kryetari i Vetëvendosjes, njëkohësisht edhe kandidati i saj për mandatin tjetër qeverisës, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Shaqir Bytyqi: Zjarri ka marr përmasa tē mëdha
Sot objektin e Qendrës Tregtare “ETC” në Therandën e ka përfshirë një zjarr i jashtëzakonshëm …