Në Bratisllavё të hënën ka pasur një marrëveshje në mes Qeverisë së Kosovës të përfaqësuar nga Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajçakut, emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se një prej pikave për të cilat janë dakorduar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi me Emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Pika tjetër e dakorduar është ajo që “Policia e Kosovës bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerësojnë gjendjen e sigurisë, në veçanti për të shikuar mundësinë për zvogëlim të mëtejmë të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale”. Në pikën e katërt të listuar nga Qeveria, thuhet se BE-ja do ftojë dy kryenegociatorët në Bruksel me synim finalizimin e planit të sekuencimit për Marrëveshjen drejt normalizimit, pas të cilit theksohet se do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova siguron kuota për kadetët e saj në Akademinë e Forcave Ajrore të Katarit
Gjatë vizitës në Katar, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, zhvilloi takime të rëndësishme, ndër të …