leoni

Kurti: Nexhmije Pagarusha ishte bilbil i gëzuar por edhe i trishtë, bilbil poshtë një shteti që ishte në diktaturë

Albin Kurti, paralajmëron protesta në dy javët e ardhshme me qëllim që të ndalohet ndarja e Kosovës

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka paralajmëruar protesta në dy javët e ardhshme me qëllim që siç tha ai, të ndalohet ndarja e Kosovës. Në fjalimin e tij para Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti ka thënë se është detyrë historike që të ndalohet ndarja e Kosovës. “Ditët në vijim do nisin protestat për ta ndalur Thacin dhe shkëmbimin e territoreve” ka thënë Kurti. Madje ai u ka bërë thirrje anëtarëve të saj që të mobilizohen pasi në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosen në krye të protestave qytetare dhe paqësore siç thotë ai. “Situata politike është ajo që ka nevojë për forcim të organizatës në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosemi në krye të protestave qytetare dhe paqësore për ta ndalur këtë krim që po bëhet ndaj Kosovës dhe popullit tonë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …