epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER

Albin Kurti për gazetën greke “To Vima”, deklaroi se Kosova do të bashkohej me Shqipërinë por nuk e lejon Kushtetuta e saj

Kryeministri Kurti në një intervistë për gazetën greke, “To Vima” është pyetur për idealin e bashkimit kombëtar, mbi të cilin është ngritur kauza e tij në fushatën zgjedhore.   Kurti deklaroi se Kosova e Shqipëria janë një komb e dy shtete dhe ka shtuar se pushtetin në shkurt të vitit 2021 e ka fituar duke premtuar punë, drejtësi dhe se këto mbeten prioriteti i tij si kryeministër. “Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021-shit duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë. Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, në lidhje me bashkimin, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Serbe  të bashkohet me Serbinë. Në insistimin e gazetës greke, nëse dëshiron bashkim me Shqipërinë ose jo, Kurti ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë dhe se Qeveria e Kosovës është e fokusuar në mbrojtjen e vendit, integritetit territorial dhe sovranitetit, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …