Albin Kurti për “Le Monde” thotë Macron me ka pyetur se çfarë mund të japë Kosova në këmbim të njohjes së Serbisë

Albin Kurti për “Le Monde” thotë Macron me ka pyetur se çfarë mund të japë Kosova në këmbim të njohjes së Serbisë

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë për gazetën franceze “Le Monde” ku ka zbuluar edhe detaje nga takimi qe ka pasur në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron. Kurti në këtë intervistë ka thënë se Macron e ka pyetur se çfarë mund të japë Kosova në këmbim të njohjes së Serbisë. Ai ka thënë poashtu se i ka kërkuar Macronit që ta lidhë njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën. “Në nivelin diplomatik, i kërkova Presidentit Macron të lidhte njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën, edhe për të fituar një ulëse për Kosovën në Kombet e Bashkuara, sepse këto dy çështje, sipas mendimit tim, nuk duhet të ndahen. Z. Macron më pyeti se çfarë është e gatshme t’i japë Kosova Serbisë në këmbim të njohjes, por pyetja e vërtetë është: Kur do të ishte e gatshme Serbia ta njohë Kosovën? Besoj se duhet të ndalemi me taktikën e dhënies gjithmonë më shumë Serbisë, duke mos qenë kurrë e kënaqur me shkëmbim”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …