Në një intervistë për “Bloomberg”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përjashtimin e Kosovës nga stërvitja “Mbrojtësi i Evropës 2023”, e ka quajtur veprim të padrejtë. Kurti u shpreh se Beogradi duhet ta bëjë hapin e parë drejt shtendosjes të situatës duke ndërprerë mbështetjen për milicinë serbe të cilën e quan, fashiste, Tensionet në veri filluan pas vendimit të qeverisë për të dërguar në zyrat komunale në veri kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve janë kërkesat e tyre kryesore. Për shkak se Kurti nuk iu bind kërkesave ndërkombëtare për të tërhequr policinë nga zyrat komunale, në mënyrë që të uleshin tensionet, Amerika për fillim mori masën për ta përjashtuar Kosovën nga stërvitja, “Mbrojtësi i Evropës 2023”. Ky është ndëshkimi i parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën kundër Kosovës, derisa bashkë me BE-së kanë paralajmëruar edhe masa të tjera, më të ashpra.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …