leoni

Albin Kurti

Albin Kurti përjashton mundësinë e tërheqjes së parave nga Trusti dhe akuzon opozitën po i manipulon qytetarët për qëllime partiake

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë fillimisht  folur për efektet e luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj, si  rritja e çmimeve të produkteve bazike. Ai foli  edhe kundër tërheqjes së një pjese të kursimeve pensionale nga Trusti të cilën po e kërkon opozita  Sipas kryeministrit, ky propozim është i rrezikshëm dhe e rrënon sistemin pensional të vendit. Nga mbi 630 mijë llogari që janë të hapura, edhe pse gjysma e tyre joaktive, në Trustin pensional të Kosovës, 92 për qind e tyre kanë të akumuluara më pak se 10 mijë euro. Kurse 80 për qind të llogarive, apo mbi 500 mijë sosh, kanë në mesatare vetëm 1 mijë 100 euro në llogari”, tha ai.  “Pjesa më e madhe, apo afërsisht gjysma e kursimeve janë të koncentruara te më pak se 8% të bartësve të llogarive, që kanë afërsisht gjysmën e mjeteve të akumuluara, Kurti tha se opozita po përpiqet  të manipulojë me qytetarët për t’i arritur qëllimet e tyre partiake.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …