leoni

Albin Kurti pajtohet pёr zvogёlimin e menjёhershёm tё policisë në veri dhe për zgjedhje parakohshme pas verës

Albin Kurti përkrah të majtën ektreme franceze, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kishte kundrshtuar intrevenmin e NATO-s

Sipas rezultateve paraprake nga zgjedhjet në Francë,  bëhet e ditur fitues ka dalë blloku majtist, Fronti i Ri Popullor, për të cilin Lëvizja Vetëvendosje shprehu publikisht përkrahje para disa ditëve. Në këtë bllok është edhe  partia e së majtës ekstreme, Franca e Papërkulur, themeluesi i së cilës, Zhan-Lyk Melenhon, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës kishte dalë kundër duke thënëse Kosova nuk ekzistonte dhe duke e kundërshtuar bombardimin e Jugosllavisë nga NATO-ja. Të dielën u mbajt rundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Francë. Blloku majtisti, Fronti i Ri Popullor, i përkrahur publikisht nga Lëvizja Vetëvendosje më 28 qershor, siguroi më së shumti ulëse, 182. Aleanca e qendrës e presidentit Emmanuel Macron doli e dyta, me 168 ulëse, ndërsa blloku i së djathtës ekstreme i treti me 143 deputetë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cituara nga gazeta “Le Monde”.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …