epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER

Albin Kurti, përkrahës i fuqishëm i festivalit “Mirëdita, dobar dan” me përmbajte e mesazhe të kohës së bashkim-vëllazërimit

Kryeministri, Albin Kurti,  ka kritikuar vendimin e autoriteteve serbe për ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan” një përmbajtje ideologjike e kohës së bashkim vëllazërimit, që kësaj radhe mbahet në Beograd.  “Fatkeqësisht, Serbia e shfaqi përsëri armiqësinë e saj të paepur ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me paqe dhe pajtim”, shkroi Kurti. Festivali “Mirëdita, dobar dan”, që promovon bashkëpunimin kulturor mes Kosovës dhe Serbisë, u ndalua me urdhër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, më 27 qershor, pak para hapjes së planifikuar të tij në Beograd. Serbia e ndaloi të enjten edhe një iniciativë të sponsorizuar nga BE-ja, tha Kurti, duke u pajtuar me përmbajtje e festivalit, i cili injoron vlerat kulturore shqiptare dhe shfaq filma urrejtës kundër UÇK-së  ku promovojnë veprat e  tyre nostalgjikët pro-jugosllavët si Veton Surroi,  i cili e quan UÇK-në organizatë terroriste e  fashiste, Jeton Neziraj, që barazon luftëtarët UÇK-së   me ata të Millosheviqit, Enver Petrovci i cili ka deklaruar  se Kosova më mirë ka qenë në kohën e Millosheviqit, sesa në kohën e qeverisjes së Hashim Thaçit, e jo pak të tjerë nga kjo ‘kotillë’ fundërrinë e jugosllavizimit.

Ja si ka shkruar Veton Surroi  në vitin 1989: Kosova Republikë është kërkesë armiqësore për krijimin e Shqipërisë së Madhe

Nacionalistët e irredentistët shqiptarë, së pari, duke u shërbyer në radhë të parë me praninë numerike të nacionalitetit shqiptar, vendin ku ata jetojnë e punojnë e shpallin si „truall shqiptar“, duke vënë në rangë të „mysafirëve“ të gjitha nacionalitetet e tjera, gjë që është padrejtësi e madhe ndaj tyre, pra edhe ndaj shqiptarëve, që ndajnë të mirën dhe të keqen së bashku me to. E sa larg mund të shkojë kjo tezë mbi truallin e gjakun nuk shihet vetëm në histori, sepse ç`do të ndodhte në këtë Jugosllavi po të cilësohej „territor kombëtar“ hapësira ku jetojnë një shumicë e theksuar numerike kombëtare. Ç`do të ishte Kroacia pos „territorit kroat“ ç`do të ishte Maqedonia pos „territorit maqedonas“ e fundja, ç`do të ishte Jugosllavia pos „territorit serb“, sepse në RSFJ popullata më e madhe numerike është e nacionalitetit serb. Por sipas të gjitha gjasave, as që mendohet për Jugosllavinë kur flitet për „territoret shqiptare“, sepse në përputhje të plotë me hartën e Shqipërisë së madhe, edhe ky, sikundër çdo nacionalizëm shtetmadh, nuk mund të durojë kufi tjerë pos atij etnik, prandaj edhe në pamfletet separatiste përmendet „lufta përfundimtare“ për shkëputje nga Jugosllavia. (Surroi)

Veton Surroi në verë të vitit 1999, luftën e UÇK-së e etiketoi si luftë fashiste e revanshiste kundër serbëve. Vetoni vajtonte fatin e 14 serbëve të vrarë në Grackë të Lypjanit, në gusht të vitit 1999, tetë prej tyre pjesëtarë të MUPI-it të Serbisë, të cilët kishin masakruar shqiptarët në fshatrat: Sllovi, Reçak, Hallaq dhe kudo në Kosovë. Marrja në mbrojtje e kriminelëve serbë, pa ditur kush ishin vrasësit, por duke paragjykuar UÇK-së, tregonte faqe botës, se, cili ishte Veton Surroi me të cilin, për mjerimin më të madh koketuan dhe koketojnë jo vetëm politikanët shqiptarë me origjinë dhe ADN politike jugosllave, por edhe ndonjë  me prejardhje nga lufta jonë çlirimtare.

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Derisa të thuhet e vërteta, kush bëri çfarë, ne nuk do të jemi në gjendje të jetojmë si duhet. Vetëm atëherë. Dhe jam i bindur se nuk ka dy popuj më afër Ballkanit sesa ai shqiptar dhe ai serb. Shqiptarët nuk largohen më nga Kosova sepse nuk kanë bukë, nuk largohen sepse ka luftë, sepse janë të detyruar nga Millosheviqi apo Rankoviqi. Ata shkojnë sepse kanë humbur shpresën se mund të jetë mirë. Vetëm dhjetë ditë pasi u kthye nga Beogradi nga festivali “Mirdita, Dobar Dan” ku, nën rrethim nga një grup shovinistësh serbë dhe i rrethuar nga një kordon policie, shfaqja e tij u interpretua në shqip, ne u takuam me aktorin e njohur jugosllav Enver Petrovci te  kopshti i rrugës kryesore Hotel Peony, në Prishtinë. Hoteli tani quhet Swiss Diamond dhe nuk ka shumë ngjashmëri me atë ku serbët mblidheshin tradicionalisht deri në vitet 1990. Fshatarët kanë kultivuar aq shumë sa nuk mund ta marrësh me mend kush është fshatar dhe kush jo. Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë. Kjo është një bast i madh. Ecni gjysmë milioni njerëz në të gjithë botën, nga Sidnei në Otava, falas, për të parë botën për 3-4 muaj dhe për t’u kthyer. Për shkak të kësaj, unë e vlerësova Millosheviqin dhe vura foton e tij. Të betohem, unë gjithmonë e mbajta foton e tij, dhe gruaja gjithmonë e hiqte atë. E vura dhe ajo e hoqi.

Filmi “Bordel Ballkan”, i autorit Jeton Neziraj me regji të  hungarezit nga Vojvodina  Andrash Urban,  nuk është filmi i vetëm që fyen dhe përdhos vlerat morale, ato  kombëtare,  veçmas vlerat e luftës së UÇK-së. Nuk  është filmi i vetëm i tillë, për nga përmbajtja dhe porosia, i  cili financohet nga buxheti i Kosovës. Ky, ta quajmë film, është gjysmak si për nga përmbajtja dhe ndërtimi konceptual, as mish as peshk,  ashtu edhe nga realizimi skematik, madje vetë regjisori ka pranuar se ka realizuar një temë të errët… “Kjo që do të jetë një shfaqje shumë e mirë pa marrë parasysh që merret me një temë të errët. Më të vërtetë në disa momente të caktuara është shumë e vështirë që njeriu të përballet me këto emocione por gjithsesi arti është një storie ku duhet me u përballë, por mendoj që do të jetë një shfaqje e cila në mënyrë të vet e intrigon publiku, edhe publikun standard të teatrit edhe njerëzit e përditshëm”. (KultPlus.com) Këta tre jugo-nostalgjikë  e jo pak të tjerë janë përkrahës fanatikë të politikave të Albin Kurtit.

Ahmet Qeriqi

  1. 6. 2024

Shtime

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …