Një takim i organizuar nga Partia Socialdemokrate zvicerane në të cilin pritet të marrë pjesë kryeministri, Albin Kurti, gjatë shtatorit, ka nxitur reagime, meqë në Zvicër do të mbahen zgjedhjet në tetor. Në një artikull të publikuar në medie përmendet njohja e gjatë e Kurtit me KedriK Wermuth që nga vitet 2000, dhe bashkëpunimi që kanë pasur gjatë vitit 2019, kur ai dhe Kurti kishin marrë pjesë në një fushatë zgjedhore në Arau, dhe më pas dy vite më vonë Partia Socialdemokrate e Zvicrës kishte bërë thirrje që të votohej Vetëvendosja. Në vitin 2023, Vetëvendosje dhe Partia socialdemokrate madje kanë nënshkruar një marrëveshje me synim bashkëpunimi. Pjesëmarrja e Kurtit në këtë panel diskutimi me kandidatët që kanë lidhje me Kosovës dhe me Cedric Wermuth, thuhet se ka për synim t’ i përfitojë mërgimtarët nga Kosova me pasaportë zvicerane, ka thënë një zëdhënës i Partisë Socialdemokrate. Perparim Avdyli një shqiptar nga një fshat i Maqedonisë së Veriut ka thënë se “fakti që Kurti po bën fushatë për Partinë Socialdemokrate në rolin e një partie të krahut të majtë, është shokuese”. Ai ka thënë se kosovarët që jetojnë në Zvicër mund t’i marrin vendimet për zgjedhjet në Zvicër edhe pa u thënë një politikan nga Kosova se për kë do të votojnë”. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Popullore zvicerane dhe Këshilltari Kombëtar Peter Keller këtë veprim e quajtën si plotësisht të gabuar.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …