Albin Kurti po e keqpërdor buxhetin për shkak të balotazhit dhe po krijon jostabilitet në vija buxhetore, thotë Pal Lekaj

Anëtari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere në Kuvendin e Kosovës,  Pal Lekaj, ka deklaruar  se qeveria Kurti po e keqpërdor buxhetin për shkak të balotazhit dhe po krijon jostabilitet në vija buxhetore. Ai  konsideron se me këto masa qeveria po i joshë votuesit me shtimin e privilegjeve, qoftë me rritjen e pensioneve, pavarësisht prej mundësive që ka arka e shtetit. Kjo, sipas tij, do të ketë kosto të lartë në planin afatmesëm dhe atë afatgjatë. “Qeveria po shpërndanë para duke mos menduar për stabilitetin buxhetor. Unë nuk e di konkretisht se ku po merren paratë, në cilat vija buxhetore. Por, në ditët në vijim mendoj se Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere duhet të bëjë një analizë për këtë çështje”, ka deklaruar Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …