Albin Kurti

Albin Kurti: Policia është për garantimin e sigurisë e të qetësisë publike përkundër pengesave që kemi në veriun e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes se qeverisë është deklaruar lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit. Serbët në veri kanë vendosur bllokada në rrugët që qojnë drejt pikave kufitare në Jarinje e Bërnjak, duke theksuar se i vetmi që është i interesuar për incidente dhe eksese është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. “Policia është për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e qetësisë publike përkundër pengesave që kemi në veriun e Kosovës. I falënderoj në veçanti të gjithë policët për profesionalizimin dhe korrektësinë e tyre. Vendimi për targat e përkohshme është vendim i drejtë dhe garanton të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve, përfshirë edhe ata serbë në Kosovë. Përgjigja pozitive nga qytetarët tanë përfshirë edhe serbët lokalë tregon më së miri gatishmërinë e tyre për lëvizje të lirë. Pengesat në rrugë janë duke u bërë me disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo sigurisht që përbën shkelje dhe keqpërdorim të pronës publike”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …