Albin Kurti, priti në takim ambasadorët, shefat e misioneve diplomatike e zëvendës-ambasadorët e akredituar në Kosovë

Albin Kurti, priti në takim ambasadorët, shefat e misioneve diplomatike e zëvendës-ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendës-ambasadorët e akredituar në Kosovë. Në këtë takim të gjerë e të përbashkët, ai ka informuar ata për ecurinë e bisedimeve të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe për rezultatin e arritur aty me rastin e dakordimit publik për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë. “Në tekst të aneksit të dakorduar në Ohër,  thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e marrëveshjes dhe aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse  që rrjedhin nga marrëveshja dhe aneksi  në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra”, ka njoftuar zyra e kryeministrit. Sipas këtij njoftimi, Kurti ka theksuar se delegacioni i Republikës së Kosovës kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që janë refuzuar nga pala tjetër (Serbia), e cila, sikurse në Bruksel më 27 shkurt, përsëri ka refuzuar të nënshkruajë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …