Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit rreth 8 orë me serb Aleksandar Vuçiq, dhe Shefin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell si dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se propozimi i BE-së që Kosova mos të shqiptojë gjoba dhe Serbia mos të lëshojë targa KM është i papranueshëm. Ai shpreson se BE-ja do të gjejë forcën që t’i rrijë prapa propozimit të saj për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të shndërrohemi me liderë shtetërorë që merremi me çështje të targave dhe nuk diskutojmë për normalizim”, tha Kurti para gazetarëve. Për sa i përket fakit që Serbia të pushojë emetimin e targave, Kurti tha se kjo për neve nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet edhe me atë për të cilën jemi ftuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast Borrell, hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris në Forumin për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është Franko-Gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Sipas Albin Kurit Borelli hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …