Kurti

Albin Kurti: Qeveria e Kosovës do ta ketë rolin udhëheqës në procesin e bisedimeve me Serbinë

Në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili pritet  të rifillojë në të ardhmen me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje që do të zgjidhte kontestin mes dy vendeve, roli i përfaqësuesve të institucioneve më të larta politike të Kosovës do të diskutohet mbi bazën e një konteksti të ri politik, në të cilin aktualisht është vendi, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Vitet e fundit, rolin udhëheqës në dialogun me Serbinë, e ka pasur kryetari Hashim Thaçi, por, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, tashmë ka paralajmëruar se Qeveria e Kosovës do ta ketë rolin udhëheqës në këtë proces. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk beson që mund të ketë një ekip “ku është edhe kryeministri, edhe presidenti”, pasi që sipas tij, nuk është në natyrën e negociatave të bisedimeve ndërkombëtare një situatë e tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …