Kryeministri Albin Kurti, deklaroi sot se Qeveria e Kosovës është gatshme për hapjen e urës mbi lumin Ibër, por pret QUINT-i dhe KFOR-i të koordinohen rreth kësaj çështjeje. Ai shtoi se nuk ka detaje rreth njoftimit për një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut. Gjatë vizitës në veri të Mitrovicës, kreu i Qeverisë ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet për automjete, pasi liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë. Tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …