Albin Kurti, refuzon idetë e propozimet që marrëveshja bazike Kosovë-Serbi të zbatohet sipas preferencave të pikave të saj

Kryeministri, Albin Kurti, ka refuzuar idetë dhe propozimet që marrëveshja bazike Kosovë-Serbi të zbatohet sipas preferencave të pikave të saj. Sipas tij nuk është marrëveshja bazike një tryezë suedeze ku mund ta marrësh gjellën tënde të preferuar dhe t’i hedhësh të tjerat. Gjashtë fjali në preambulë, 11 nene në marrëveshje, plus aneksi i zbatimit nga Ohri i marsit të vitit të kaluar me 12 pika, pra duhet ta kemi pikënisje tërësinë, jo ndonjë pjesë duke mohuar tërësinë. Unë e kam diskutuar edhe në Bruksel këtë. Beogradi thotë nuk e pranoj Kushtetutën e Kosovës, atëherë pse jemi duke diskutuar. Nuk mund të thuash unë kam marrë sa kam marrë, dua të marr edhe më shumë por ti nuk ekziston. Ata duhet ta pranojnë Kosovën, çka do që kërkojnë për serbët në Kosovë duhet ta kërkojnë përbrenda rendin juridik dhe kushtetutës të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …