Albin Kurti

Albin Kurti: Serbia duhet t’i hapë arkivat dhe të tregojë vendndodhjen e varrezave masive të shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Në njoftimin e dërguar mediave, takimi nisi me bisedën për rëndësinë e transicionit në energji të pastër dhe për mbrojtjen e lumenjve. Von Cramon tha se e çmon angazhimin e kryeministrit dhe të Qeverisë për përkrahjen e projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Ndërkaq Kurti ka folur për nevojën e një raporti fizibiliteti në fushën e energjisë dhe ka shkruar se është mirë të ketë një konsensus shoqëror e politik, para se të vendoset për këtë çështje kapitale që prek jetën e brezave të ardhshëm. “Diskutuan edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe katër propozimet e paraqitura nga kryeministri Kurti. Lidhur me çështjen e të pagjeturve, kryeministri ritheksoi se Serbia duhet t’i hapë arkivat dhe të tregojë vendndodhjen edhe të varrezave të tjera që dyshohet se janë në Serbi”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Andrea Abodi: Italia është e gatshme t’i ofrojë Kosovës mbështetje në fushën e sportit

Ministri italian i Sportit, Andrea Abodi ka deklaruar se Italia është e gatshme t’i ofrojë …