Albin Kurti: Serbia po e imiton Rusinë, si një oktapod i vogël në vendet e ish RSFJ-së

Albin Kurti: Serbia po e imiton Rusinë, si një oktapod i vogël në vendet e ish RSFJ-së

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për “TV 1” të Bosnjës e Hercegovinës është cituar të ketë deklaruar se Qeveria Haradinaj në Kosovë nuk do të ketë jetëgjatësi pasi është qeveri e pakicës, me vetëm 52 deputetë. Ai tha se Lista serbe nuk përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës, por më shumë është ambasadë politike e Serbisë në Kosovë. Beogradit po i ngutet që sa më parë ta bëjë zgjidhjen për Kosovën për shkak se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shumë i dobët, meqë i frikësohet Gjykatës Speciale. Serbia po e imiton Rusinë, si një oktapod i vogël me tentakulat e saj gjithandej në rajon. Në Bosnje, ajo e ka Republikën Serbe, në Mal të Zi i ka partitë e veta të cilat nuk e njohin pavarësinë e Malit të zi dhe hyrjen e tij në NATO. Në Kosovë, ajo ka strukturat e veta paralele dhe kontrollin në pjesën veriore të saj, ndërkohë që e ka në grusht edhe opozitën në Maqedoni. Ngjashëm me Federatën Ruse, e cila i ka tentakulat e saj në formë të para shteteve satelite në vendet e saj fqinje, që nga Bjellorusia e Donbasi dhe gjithandej deri në Osetinë jugore e në Abkazi ka thënë mes tjerash, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …