Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al-Xhazira, ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbisë nuk të ndodh, pasi sipas tij ajo është një formulë për luftë. Mes tjerash, Kurti është shprehur i sigurt se kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, është nostalgjik për kohën kur flitej për shkëmbim territorial. Kjo do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar. Por, përsëri, ideja s’ka vdekur. Shkëmbimi nuk do të ndodh sepse është një formulë për luftë. Kurrë nuk mund të kesh kufi perfekt etnik.
